Nishanin, ftohet në ‘Nisma Globale Clinton 2013′, nga ish-presidenti Clinton

Nishanin, ftohet në ‘Nisma Globale Clinton 2013′, nga  ish-presidenti Clinton

Ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton ka ftuar Presidentin  Bujar Nishani për të marrë pjesë në Aktivitetin “Clinton Global Initiative (CGI) 2013” – Nisma Globale Klinton 2013. Sipas zyrës për shtyp të presidentit, Ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton, i ka dërguar Nishanit ftesën për pjesëmarrje në aktivitetin që do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator

Ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton ka ftuar Presidentin  Bujar Nishani për të marrë pjesë në Aktivitetin “Clinton Global Initiative (CGI) 2013” – Nisma Globale Klinton 2013.

Sipas zyrës për shtyp të presidentit, Ish-Presidenti Amerikan, Bill Clinton, i ka dërguar Nishanit ftesën për pjesëmarrje në aktivitetin që do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator 2013.

“Ky aktivitet do të diskutojë rreth temës “Mobilizing for Impact”, e cila do të përqendrohet në përfshirjen e njerëzve dhe burimeve të duhura që të ndërmerren veprime të efektshme përkundrejt sfidave globale”- thuhet ne njoftim.

Ndërkohë, takimet e shkuara të Nismës Globale Klinton kanë mbledhur më tepër se 165 kryetarë shtetesh, 20 Fitues të Çmimeve “Nobel” dhe qindra drejtues fondacionesh dhe OJQ-sh, bamirës të mëdhenj dhe pjesëtarë të mediave.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar