Nishani viziton Komunitetin Shqiptaro-Hebre

Presidenti Nishani gjatë vizitës së tij në Izrael takohet me Komunitetin Shqiptaro-Hebre, banues tё qytetit tё Karmielit. Kryetari i Bashkisё Eldar, gjatë fjalës së tij, shprehu kёnaqёsinё pёr praninё e Presidentit Nishani dhe të delegacionit shoqërues. Gjithashtu ai shtoi se shqiptarёt me origjinё hebreje janё nga ambasadorёt mё tё vlefshёm tё Shqipёrisё nё Izrael. Ndërkohë

Presidenti Nishani gjatë vizitës së tij në Izrael takohet me Komunitetin Shqiptaro-Hebre, banues tё qytetit tё Karmielit.

Kryetari i Bashkisё Eldar, gjatë fjalës së tij, shprehu kёnaqёsinё pёr praninё e Presidentit Nishani dhe të delegacionit shoqërues. Gjithashtu ai shtoi se shqiptarёt me origjinё hebreje janё nga ambasadorёt mё tё vlefshёm tё Shqipёrisё nё Izrael.

Ndërkohë Kreu i shtetit falenderoi Bashkinё e Karmielit pёr pritjen e shkёlqyer  miqësore njëkohësisht duke shtuar se “qytetarёt e Shqipёrisё, bashkёkombasit tuaj”  janё gjithashtu njё urё e fortё nё miqёsinё tradicionale dhe tё sprovuar mes dy popujve dhe vendeve tona dhe promovuesit mё tё aftё tё imazhit tё Shqipёrisё nё Izrael.

“Kreu i Shtetit informoi tё pranishmit pёr zhvillimet e gjithanshme, nё konsolidimin e demokracisё dhe shtetit ligjor, nё fushёn ekonomike dhe politike nё Shqipёri, pёr tё ardhmen e saj evropiane dhe rolin konstruktiv nё rajon dhe i ftoi tё bёhen pjesё e kёtij zhvillimi nё mёnyrё konkrete, pёrmes inkurajimit tё turistёve dhe investitorёvё izraelitё pёr tё ardhur nё Shqipёri, ose pёrmes dhёnies sё mendimeve dhe ekspertizёs sё tyre, duke vёnё nё dukje se Presidenti i Republikës ka krijuar `rrjetin e miqve tё Shqipёrisё` pёr kёtё qёllim”-  thuhet në raportimin e Presidencës.

Bashkëbisedimi i lirë me pjesëmarrësit, përgjigja ndaj kërkësave të shumta si dhe mundёsitё e ruajtjes sё trashëgimisё kulturore dhe gjuhёs shqipe te gjeneratat e ardhshme tё shqiptarёve nё Izrael, mundёsitё e zhvillimit tё turizmit, lidhjes direkte ajrore Tiranё-Izrael ishin dhe përmbyllja takimit.

/Erzen Carja/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar