Nishani uron homologun e tij Erdogan: Bashkëpunimi do të forcohet e do të pasurohet edhe më tej

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar Presidentin e ri turk, Tayip Rexhep Erdogan me rastin e marrjes së postin në krye të Republikës së Turqisë. Në mesazhin e tij drejtuar homologut Erdogan ka vënë theksin tek bashkëpunimi ndërmjet dy vende duke u shprehur se me zgjedhjen e tij ky bashkëpunim pritet të forcohet edhe

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka uruar Presidentin e ri turk, Tayip Rexhep Erdogan me rastin e marrjes së postin në krye të Republikës së Turqisë.

Në mesazhin e tij drejtuar homologut Erdogan ka vënë theksin tek bashkëpunimi ndërmjet dy vende duke u shprehur se me zgjedhjen e tij ky bashkëpunim pritet të forcohet edhe më tej.

Mesazhi i plotë i Presidentit Nishani

“I nderuar Zoti President, I nderuar mik
Zgjedhja Juaj në postin më të lartë, atë të Presidentit të Republikës së Turqisë më jep kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin tuaj në këtë post të lartë!

Më lejoni, Zoti President, të shpreh besimin tim se, lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer që karakterizojnë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë mandatit tuaj presidencial, do të forcohen dhe do të pasurohen më tej, në fusha të reja me interes të përbashkët, në të mirë të dy popujve tanë miq.

Duke shprehur bindjen në angazhimin dhe kontributin tonë të përbashkët në intensifikimin e bashkëpunimit shumëplanësh, si edhe duke ju uruar edhe një herë suksese në punën tuaj, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.

/Objektiv.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar