Nishani : Skena shoqërore, politike dhe shtetërore do të bëhet bashkë për rrugëtimin në BE

0

Presidenti Bujar Nishani reagon pas refuzimit të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, pavarësisht votimit pro të rezolutës nga PE-ja. Refuzimi i statusit është konsideruar si një sprovë me të cilën përballet shoqëria shqiptare.

Sipas Nishanit shqiptarët janë qytetarë evropianë dhe e meritojnë një jetë me standarte evropiane.

“Ne duhet të kemi parasysh se mund të përparojmë mbi bazën e pajtimeve dhe jo të konflikteve. Mbetet i bindur se klasa politike do t’ia dalë të mbajë të gjallë dialogun dhe të gjejë konsensusin, kur ai kërkohet. Të gjithë aktorët e skenës shoqërore, politike dhe shtetërore, do t’ia dalin të bëhen bashkë, të gjejnë kohezionin e domosdoshëm, kur bëhet fjalë për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Nishani.

Gjithashtu ai vlerësoi rolin e partnerëve evropianë dhe SHBA-ve në mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here