Nishani përshëndet krijimin e Qeverisë në Kosovë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përshëndeti krijimin e Qeverisë së re dhe koalicionin e ri qeverisës të Kosovës. Ai e konsideron atë një shembull të shkëlqyer maturie dhe përgjegjësie jo vetëm për të ardhmen dhe adresimin e sfidave të vendit, por me impakt shumë të rëndësishëm edhe për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përshëndeti krijimin e Qeverisë së re dhe koalicionin e ri qeverisës të Kosovës. Ai e konsideron atë një shembull të shkëlqyer maturie dhe përgjegjësie jo vetëm për të ardhmen dhe adresimin e sfidave të vendit, por me impakt shumë të rëndësishëm edhe për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, Nishani përshëndet gjithashtu rolin e luajtur nga Presidentja Atifete Jahjaga duke i uruar suksese dhe punë të mbarë Qeverisë së re të Kosovës, Parlamentit dhe të gjitha institucioneve të Kosovës, si dhe shpreh besimin se vijimi i negociatave me Serbinë do të kalojë në një fazë më intensive në interesin dhe pritshmërinë e procesit të integrimit evropian të të gjithë rajonit.

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar