Nishani, në takim me krerët e procesit Brdo

Presidenti Bujar Nishani niset sot  për të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Procesit të Brdo-s me ftesë të presidentit slloven Bahor dhe të presidentit kroat Josipovic. Në këtë takim marrin pjesë kryetarët e shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe për herë të parë presidenti i Francës François Hollande. Risia e këtij

Presidenti Bujar Nishani niset sot  për të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Procesit të Brdo-s me ftesë të presidentit slloven Bahor dhe të presidentit kroat Josipovic.

Në këtë takim marrin pjesë kryetarët e shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe për herë të parë presidenti i Francës François Hollande.

Risia e këtij takimi është përfshirja direkte e institucioneve europiane dhe vendeve anëtare të BE-së si dhe synimi për anëtarësimin e vendeve të Rajonit të Ballkanit Europian bazuar në meritën e gjithësecilit.

Procesi i Brdo-s është një iniciativë e dy ish-kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë, që daton që në vitin 2010 dhe ka si qëllimin forcimin e marrëdhënieve midids vendeve të rajonit në kuadër të një fqinjësie të mirë, stabilitetit si dhe proceseve integruese në Bashkimin Europian dhe në strukturat euroatlantike.

/Rovena Dupi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar