Nishani në Sloveni, në konferencën e presidentëve

Fillon sot në Brdo të Sllovenisë konferenca e presidentëve të Ballkanit Perëndimor në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti shqiptar Bujar Nishani. Në konferencë do të marrin pjesë gjithashtu presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe presidenti i Bosnje Hercegovinës, Zheljko Kmishiç. Në takim

Fillon sot në Brdo të Sllovenisë konferenca e presidentëve të Ballkanit Perëndimor në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti shqiptar Bujar Nishani.

Në konferencë do të marrin pjesë gjithashtu presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe presidenti i Bosnje Hercegovinës, Zheljko Kmishiç. Në takim do të jetë prezent edhe presidenti francez Fransua Hollonde, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Slloveni.

Përveç presidentëve, në këtë konferencë pritet të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse si dhe kryediplomati francez, Loran Fabius.

Risia e këtij takimi është përfshirja më direkte e institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare të BE-së si dhe synimi për të lobuar në mbështetje të anëtarësimit të vendeve te Rajonit në Bashkimin Evropian bazuar në meritën e gjithsecilit.

/Shkëndije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar