Nishani mesazh urimi Obamës

Presidenti Bujar Nishani uroi sot Presidentin amerikan Barack Obama me rastin e 238-vjetorit të Pavarësisë  së Shteteve të Bashkuara. Urimi i z.Nishani është  përcjellë  nëpërmjet një  mesazhi dërguar z. Obama. “Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell

Presidenti Bujar Nishani uroi sot Presidentin amerikan Barack Obama me rastin e 238-vjetorit të Pavarësisë  së Shteteve të Bashkuara.

Urimi i z.Nishani është  përcjellë  nëpërmjet një  mesazhi dërguar z. Obama.
“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, kam kënaqësinë e madhe që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell juve dhe popullit mik amerikan përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të përzemërta!”, citohet mesazhi i Presidentit Nishani.

“ Ne vlerësojmë lart dhe mbetemi të përkushtuar në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe amerikane në anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Shqipërisë”, thekson Nishani.

Nënvizoj me kënaqësi lidhjet e forta njerëzore dhe miqësore, të pasura dhe jashtëzakonisht dinamike, në të cilat bazohen marrëdhëniet mbi njëshekullore shqiptaro-amerikane, si edhe t’ju ripohoj angazhimin tim e të vendit tim për vazhdimësinë dhe pasurimin e mëtejshëm të tyre, thuhet në mesazh.

Më tej, Nishani është  shprehur se vendi ynë “do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në mbështetje të paqes e stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se do të jetë përkrah SHBA-së dhe aleatëve tanë, në Afganistan e kudo ku kërkohet përballja me sfidat e sigurisë dhe paqes, mbrojtjes së vlerave të lirisë e demokracisë”.

 /Shkendije Çurri/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar