Nishani dekreton anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Nishani dekreton anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Dy emrat e propozuar për vendet vakante në Gjykatë janë Admir Thanza, i cili  ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe Tom Ndreca, ish-gjyqtar  i Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Dy emrat e propozuar për vendet vakante në Gjykatë janë Admir Thanza, i cili  ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe Tom Ndreca, ish-gjyqtar  i Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Komisioni i ligjeve ka nisur me debate, të cilat degjeneruan me ofendime gjatë seancës dëgjimore me dy kandidatët, Thanza dhe Ndreca.

Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë dhe deputeti i opozitës Pandeli Majko, i cili tha se nuk u ndoq procedura e rregullt, pasi dy kandidaturat nuk u hodhën në votim. Kërkesa e opozitës për të rihedhur në votim dy kandidaturat u refuzua, ndërsa komisioni i ligjeve vazhdoi me rendin e ditës.

/Adisa Sida/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar