Nisen protestuesit e Dibrës: Do i shkojmë Ramës në Vlorë

Nisen protestuesit e Dibrës: Do i shkojmë Ramës në Vlorë

Nga Dibra janë nisur mjete të tjera me protestues për në Tiranë. Duke qenë se kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Jug, protestuesit thanë se do t’i shkojnë në Vlorë. “Po ikim në protestë. Do t’i shkojmë në Vlorë madje se ka ikur që atje. Në Vlorë do i shkojmë. Nuk patëm asnjë

Nga Dibra janë nisur mjete të tjera me protestues për në Tiranë. Duke qenë se kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Jug, protestuesit thanë se do t’i shkojnë në Vlorë.

Po ikim në protestë. Do t’i shkojmë në Vlorë madje se ka ikur që atje. Në Vlorë do i shkojmë. Nuk patëm asnjë problem. Madje na kanë falënderuar me kokë ulur”, u shprehën protestuesit e nisur nga Dibra.

Gjunkshi: Policia presion, po iu merr emrat protestuesve.

Ndërkohë deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi akuzoi policinë për presione. Ai tha se policia iu ka marrë emrat protestuesve. Madje ai akuzoi kryeministrin dhe deputeten socialiste të qarkut Dibër Olta Xhaçka se kanë dhënë urdhër që asnjë furgon i linjës të mos lëvizë sot.

Nga qarku i Dibrës janë nisur 6 mijë vetë. Ajo që bie në sy është fakti sepse policia vazhdon presionin. janë tre pika që po ushtron kontroll, një në Peshkopi, një në Qafë të Buallit dhe një në Burrel.

E vërteta është se policia i ndalon dhe i kontrollon kartat e identitetit, duke i marrë emrat shënim të gjithë personave. Është rast i paprecedentë pas iu merr emrat.

Rama dhe Xhaçka kanë dhënë urdhër që asnjë furgon të mos lëvizë në drejtim të Tiranës. Ka dhe qytetarë që kanë hallet e tyre jo vetëm për të vajtur në protestë”, tha Gjunkshi.

TPZ.AL

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar