Nisen për në Itali, zgjohen në Librazhd

Nisen për në Itali, zgjohen në Librazhd

Të nisesh në Itali dhe të përfundosh në Librazhd, kjo është historia e gjashtë klandestinëve pakistanezë, të cilët në kërkim të një jete më të mirë ishin nisur me një kamion me targa turke nga Selaniku drejt Italisë. Sipas burimeve të policisë, drejtuesit e mjetit me të cilin po udhëtonin i kanë ndaluar në Librazhd

Të nisesh në Itali dhe të përfundosh në Librazhd, kjo është historia e gjashtë klandestinëve pakistanezë, të cilët në kërkim të një jete më të mirë ishin nisur me një kamion me targa turke nga Selaniku drejt Italisë.

Sipas burimeve të policisë, drejtuesit e mjetit me të cilin po udhëtonin i kanë ndaluar në Librazhd duke i  mashtruar, i kanë marë nga nga 200 euro për person dhe i kanë thënë që të zbresin pasi tashmë kishin mbërritur në Itali.

Pas ndalimit të klandestinëve policia po punon për kapjen e transportuesve të tyre.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar