Nis pastrimi i Drinit të Zi

0

Lumi Drini i Zi, i cili  ndahet nga Liqeni i Ohrit dhe formon shtratin e tij përmes qytetit me të njëjtin emër duke krijuar një bukuri të rrallë natyrore, ndodhet  në gjendje të ndotur duke ngjasuar me një kanal-deponi me bar dhe koncentrim mbeturinash.

Gjendja e Lumit të Drinit të Zi ka krijuar shqetësim tek ambientalistët dhe qytetarët, por ka ndikuar edhe në higjenën e qytetit.

Më në fund ka nisur pastrimi i shtratit të Drinit pas mbylljes se portave të shkarkimit nga Liqeni i Ohrit, që aktualisht është bërë edhe porta e shkarkimit të Drinit nga puntorët e HC  “Gllobovica”.

Me angazhimin e punëtorëve në pastrimin e barishteve dhe mbeturinave tjera, Drinit dhe qytetit do t’i kthehet bukuria.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here