Nis në shtator aksioni për pastrimin e bregdetit shqiptar

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Auron Tare ka  deklaruar se qeveria e re do të nisë aksionin për prishjen e ndertimeve pa leje në të gjithë bregdetin shqiptar.

Ai ka thënë se këtij aksioni do t’i paraprijë krijimi i një autoriteti shtetëror të gjithë bregdetit, një njësi operative e cila do të merret me të gjitha problemet që ka bregdeti shqiptar.

Deputeti Tare pohon se e vlerëson nismën qe ka ndërmarrë Edi Rama, si nje mundësi që qytetarët të jenë pjesë e mbrojtjes së bregdetit përmes denoncimeve të tyre.

Ai siguron se edhe qytetarët të cilët janë skeptikë për këtë gjë do të kenë mundësi të shohin se si qeveria e re do t’i japë fund zaptimit të bregdetit shqiptar.

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here