Lleshi: KQZ nuk mund të realizojë ndarjen e mandateve

Lleshi: KQZ nuk mund të realizojë ndarjen e mandateve

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve të deputetëve pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Mbledhja e sotme nisi me shqyrtimin e projekt-vendimit “Për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike që konkurojnë më vete, për 12 Zonat Zgjedhore”. Në lidhje me çështjen kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, ka

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve të deputetëve pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Mbledhja e sotme nisi me shqyrtimin e projekt-vendimit “Për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike që konkurojnë më vete, për 12 Zonat Zgjedhore”.

Në lidhje me çështjen kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendim. Sipas saj çështja do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjoncaj, e ka cilësuar deklaratën si përpjekje për të shtyrë procesin.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje pritet të shpallet rezultati i shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do të kryejnë llogaritjen e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore, për zgjedhjet e datës 23 Qershor 2013.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar