Nis linja ujore Ohër-Pogradec

0

Nisi sot linja e parë e transportit ujor të udhëtarëve Ohër-Pogradec dhe anasjelltas. Pogradeci dhe Ohri do të lidhen tani më shpejt me njëri-tjetrin përmes liqenit. Kjo do t’u shërbejë jo vetëm banorëve të zones, por edhe turistëve të shumtë.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit ishte edhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas.

“Qyteti i Pogradecit po përgatitet për sezonin turistik dhe është e rëndësishme që e gjithë infrastruktura të jetë e gatshme për t’i shërbyer këtij sezoni, ndërkohë që këtu kemi ardhur pikërisht tek ky mol i rikonstruktuar”, tha ministri Haxhinasto gjatë vizitës tek moli i trageteve buzë Liqenit të Pogradecit.

“Ky rikonstruksion u bë me një qëllim të caktuar për të vendosur linjën e tragetit me Ohrin në bregu tjetër, por unë jam i bindur se do t’i japë një zhvillim dhe impuls krejtësisht të ri të gjithë shërbimeve turistike të ujit për Pogradecin edhe për operatorët e tjerë që mund të jenë të interesuar”, – shtoi ai.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here