Nis java e filmit shqiptar në Ulqin

Nis java e filmit shqiptar në Ulqin

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka organizuar gjatë këtyre ditëve një aktivitet kushtuar filmit të shkurtër dhe atij dokumentar, në Molin e Madh në Ranë, Ulqin. Ky evenimenet u organizua për herë të parë në Ulqin dhe pati si qëllimi kryesor prezantimin dhe afirmimin e produksioneve të fundit në këto zhanre të kinematografisë

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka organizuar gjatë këtyre ditëve një aktivitet kushtuar filmit të shkurtër dhe atij dokumentar, në Molin e Madh në Ranë, Ulqin.

Ky evenimenet u organizua për herë të parë në Ulqin dhe pati si qëllimi kryesor prezantimin dhe afirmimin e produksioneve të fundit në këto zhanre të kinematografisë shqiptare.

Filimi i cili hapi ditët e filmit dokumentar dhe të shkurtër shqiptar në Ulqin ishte “Anija e ëmbël” e Daniele Vicarit.

Gjatë këtij aktiviteti u prezantuan 8 filma, pjesëmarrës në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, shumica e të cilëve fitues të çmimeve të ndryshme.

Nder to mund të përmendim filmat me regji të Ilir Butkës, Mevlan Shanajt, Blerta Zeqirit, etj.

Në këtë event të rëndësishm të filmit shqiptar merrnin pjesë merrnin pjesë regjisorë, producentë dhe kritikë të filmit nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, të cilët diskutuan mbi zhvillimet e filmit shqiptar dhe problemet e tij sot.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar