Nis Festivali i Këngës dhe Valles për Çamërinë

Nis Festivali i Këngës dhe Valles për Çamërinë

Festivali i 7-të i Këngës dhe Valles për Çamërinë ka ngjitur në skenën e hapur në Sarandë 20 grupe  këngëtarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në një prononcim për median, organizatorët rikonfirmuan se kjo vlerë e artit folklorik tashmë po u takon talenteve të reja, ku 80% e interpretuesve janë nën moshën

Festivali i 7-të i Këngës dhe Valles për Çamërinë ka ngjitur në skenën e hapur në Sarandë 20 grupe  këngëtarësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Në një prononcim për median, organizatorët rikonfirmuan se kjo vlerë e artit folklorik tashmë po u takon talenteve të reja, ku 80% e interpretuesve janë nën moshën 25 vjeç.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, u shpreh se ky festival shqrben edhe si një reklamë shumë e rëndësishme e turizmit kulturor në vend.

“Ne do të ftojmë dhe mirëpresim edhe grupet që i këndojnë dhe kërcejnë vallet çame edhe në Çamërinë përtej kufijve shtetërorë”, tha Çipa.

Gjatë dy netëve të para, në skenë u ngjitën në stadiumin e lojërave me dorë, në të interpretuan  dhjetëra artistë me ninullat e djepit dhe epikën e trimave, me kërcimin e luftës, vallen e gëzimit, dasmave, etj.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar