Nis me një minutë heshtje Festivali i Gjirokastrës në solidarizim për ngjarjen më të fundit në Kumanovë. Festivali “Argjirofest 2015” ngjit në skenë të rinj të njohur në skenat botërore për të bërë talentin dhe performancën e tyre aristike pjesë të pasurisë folklorike. I pranishën në ceremoninë e hapjes ishte edhe Kryeministrui Rama, i cili
Nis me një minutë heshtje Festivali i Gjirokastrës në solidarizim për ngjarjen më të fundit në Kumanovë.
Festivali “Argjirofest 2015” ngjit në skenë të rinj të njohur në skenat botërore për të bërë talentin dhe performancën e tyre aristike pjesë të pasurisë folklorike.
I pranishën në ceremoninë e hapjes ishte edhe Kryeministrui Rama, i cili theksoi se çdo gjë e bëjmë me nder dhe përulësi ashtu siç e bënë edhe artistët e nderuar si Tefta Tashko dhe Marie Kraja e më vonë Menntor Xhemali.
Rama: “Në këtë festival, në “Argjirofest-on” 2015, diçka e përkundërt do të ndodhë. Artistë relativisht të rinj e të mirënjohur në skenat botërore do të ngjiten në këtë skene për ta bërë talentin dhe përformancën e tyre artistike pjesë të pasurisë folklorike. Dhe e bëjnë me nderim e përulësi, ashtu siç e bënë artistet dhe artistët më të nderuar të botës sonë muzikore, Tefta Tashko dhe Marie Kraja dhe më vonë, Mentor Xhemali, të cilët ngritën në stade të panjohura, por gjithnjë thellësisht burimore, pjesët më të arrira të pasurisë sonë folklorike.Sepse popujve që u këndon zemra janë popuj të bukur dhe ne shqiptarët jemi një popull i bukur, sepse na këndon zemra. Le të na këndojë pra zemra në ditët e netët e këtij Festivali”.
Festivali starton më 10 maj dhe mbyllet më 16 maj me natën e ndarjes së çmimeve.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *