Kosovë, nis dhënia e subvencioneve për grurin

Kosovë, nis dhënia e subvencioneve për grurin

Ministria e Buqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës ka filluar dhënien e pagesave  direkte për grurë me rritje 25 për qind. Nga 11.688 aplikues vetëm 5371 fermerë kanë proceduar me pagesat, në vlerë prej mbi 3 milionë euro. Këtë vit ka të mbjellë gjithsej 86.684 hektarë me grurë, buxheti fillestar  i planifikuar për subvencionin e

Ministria e Buqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës ka filluar dhënien e pagesave  direkte për grurë me rritje 25 për qind. Nga 11.688 aplikues vetëm 5371 fermerë kanë proceduar me pagesat, në vlerë prej mbi 3 milionë euro.

Këtë vit ka të mbjellë gjithsej 86.684 hektarë me grurë, buxheti fillestar  i planifikuar për subvencionin e grurit dhe farës është 4.6 milionë euro.

Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj, tregon se sivjet kemi pasur gjithsej 11,688 aplikues me gjithsej 53,624 hektarë të mbjellë me grurë, që përbëjnë rreth 60 për qind të sipërfaqeve të tërësishme të mbjella me grurë në Kosovë. Kontrolli në terren është në përfundim e sipër dhe tani janë duke u kompletuar të gjitha raportet. Lista e parë, që përfshin 5371 fermerë, në vlerë prej 3,040,897 euro është proceduar për pagesë, ndërsa lista e dytë me gjysmën tjetër të fermerëve përfitues do të ekzekutohet deri në fund të këtij muaji, eventualisht në ditët e para të muajit korrik”

Gjithashtu ai tha se sekema mbështetëse, me nga 125 euro për hektarë subvencionojnë mbi 50 për qind të sipërfaqeve tërësisht të mbjella me grurë, ndërsa përsa i perket kërkesës së fermerëve për ekzekutimin e subvencioneve më herët nuk mund të bëhet për shkak të numrit të madh të aplikuesve.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar