Nikolli: Të rikthejmë sportin shkollor

0

Ministrja e arsimit Lindita Nikolli theksoi se një rëndësi të veçantë do ti kushtojë përmirësimit për ligjin e sportit shkollor.

Në fjalën e saj ajo theksoi se;  “Kanë qenë dikur klasat sportive dhe ora e fizkulturës shihej si një orë mësimi njësoj si të tjerat, dhe jo orë pushimi për të qëndruar në kafene apo për të bërë një xhiro rreth shkollës. Ne do të riaktivizojmë sportin në shkolla. Është shumë e rëndësishme kjo. Kemi një plan të qartë dhe programi ynë për sportin është vërtet më i miri që kemi pasur 20 vitet e fundit në Shqipëri.”

Gjithashtu e cilësoi të papranueshëm faktin se shumë prej palestrave janë dhënë palëve të treta, duke u hequr nxënësve mundësinë e përdorimit të tyre.

“Ne çliruam ambientet shkollore nga kjo problematikë që ekzistonte prej vitesh. Brenda 25 tetorit nuk do të ketë më as lokale dhe as palestra me qira në shkolla. Po kështu ne do të ndryshojmë programin mësimor. Në maturë nuk ka fare orë fizkulture dhe në universitet gjithashtu. Ne do t’i orientojmë të rinjtë drejt sportit. Është mjaft e rëndësishme kjo”, tha Nikolla. Sipas saj, do të krijohet Federata Shkollore, që do të ketë 1-2 persona përfaqësues për sportin. Ne si ministri do ta kemi prioritet sportin. Dhe me këtë sy duhet të shihet edhe nga të rinjtë e nga media”, u shpreh ministrja Nikolli.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here