Nikolla:Mësuesit mbi normë në shkolla do lënë punën

0

Mësuesit të cilët janë future në punë pa përmbushje të kritereve dhe gjatë fushatës elektorale do të largohen nga institucionet përkatëse.

Ministria e Arsimit ka evidentuar një numër të konsiderueshëm mësuesish të cilët punojnë mbi normë.

“Vetëm në Elbasan, në 7 shkolla që janë kryer kontrolle, janë gjetur 32 mësues mbi normë.Mësuesit duhet t’i kthehet dinjiteti dhe jo kushdo mund të jetë pjesë e radhëve të arsimtarëve. Ne do depolitizojmë shkollat dhe këtë premtim do ta mbajmë sa më shpejt”, deklaroi ministrja Lindita Nikolla.

Me ligjin e ri të arsimit parauniversitar rrezikojnë vetëm mësuesit që janë punësuar muajt e fundit pa konkurs. Pjesa tjetër janë pranuar në bazë të standardeve dhe mbrohen nga kontrata kolektive, që Sindikata e Arsimit të Shqipërisë ka nënshkruar më parë me ish-ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here