Nikolla: Do punojmë për zhdukjen e gjakmarrjes

Nikolla: Do punojmë për zhdukjen e gjakmarrjes

Ministrja e Arsimit e sapoemëruar, Lindita Nikolla e ka filluar ditën e parë të punës duke bërë një vizitë në Liceun Artistik “Jordan Misja” me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. “Politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës, por për arsimin do bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me promovimin

Ministrja e Arsimit e sapoemëruar, Lindita Nikolla e ka filluar ditën e parë të punës duke bërë një vizitë në Liceun Artistik “Jordan Misja” me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

“Politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës, por për arsimin do bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me promovimin e këtyre talenteve duke shtrirë edukimin artistik në moshën në më të vogël”, u shpreh Nikolla.

Ministrja e Arsimit gjatë fjalës së mbajtur theksoi se, qeveria e re do t’u qëndrojë premtimeve të saj deri në realizimin e tyre duke përmendur transportin falas për fëmijët në gjendje të vështirë ekonomike si edhe forcimin e autoritetit të mësuesit.

Nikolla gjithashtu deklaroi se, do të punohet maksimalisht për zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes që mban larg shkollës qindra fëmijë. “Jemi të vendosur për të zhdukur këtë fenomen mesjetar duke kthyer forcën e ligjit dhe shtetin në sigurinë e jetës në çdo familje shqiptare”, tha Nikolla.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar