Ngrihet grupi akademik këshillues për ekonominë

0

Një grup akademikësh të fushave ekonomike do të ndihmojë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për çështje që lidhen me modelin e ri ekonomik të Shqipërisë, prioritetet strategjike, rritjen, zhvillimin e qëndrueshëm, politikat zhvillimore dhe zbatimin efektiv.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, nismëtar i kësaj strukture prezantoi sot Grupin Akademik Këshillues. Z. Ahmetaj vlerësoi praninë e grave profesore dhe doktore shkencash dhe drejtoi takimin e parë me temë “Hapësira ekonomike e përbashkët Shqipëri-Kosovë”.

Ahmetaj çmoi rolin që do të ketë kjo strukturë në politikbërjen në këtë ministri përmes ideve, sugjerimeve, diskutimeve, studimeve dhe projekteve konkrete për fusha specifike.

Sipas tij, grupi do të ketë komunikim online për çdo temë në diskutim, si formë që do të shpejtojë zhvillimin e ideve dhe politikave. “Në takimet e tjera do të ftohen dhe akademikë nga Kosova”, tha Ahmetaj.

Duke zgjedhur hapësirat ekonomike të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, Ahmetaj tha se marrëdhëniet mes dy shteteve kanë nisur rrugën e mbarë me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prizren, ku janë përcaktuar rrugët e zhvillimit për sektorë si energjia, transporti, sipërmarrja, etj.

Pof. Ardian Civici e quajti ngritjen e këtij grupi, si një përvojë shumë e mirë për të diskutuar realizimin e objektivave që lidhen me krijimin e stukturave të përbashkëta për bashkëpunimin doganor, hartimit të politikave të përbashkëta për zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme, etj. Prof. Dhori Kule, prof. Sulo Hadëri dhe të tjerë u shprehën pozitivisht për rëndësinë që ka për jo vetëm për shtetin por dhe qytetarët ngritje e këtij grupi.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here