Ngordh balena, kishte gëlltitur 115 gota plastike

Një balenë e ngordhur në Indonezi është gjetur me 13.2 kilogramë mbeturina plastike në stomak. Balena 31,17 metra e gjatë ështe gjetur pranë Kapota Island në Wakatobi National Park, në juglindje të Sulawesi. Në stomakun e saj janë gjetur çanta, shishe plastike, sandale dhe 115 gota plastike, si dhe një thes që përmban më shumë

Një balenë e ngordhur në Indonezi është gjetur me 13.2 kilogramë mbeturina plastike në stomak.

Balena 31,17 metra e gjatë ështe gjetur pranë Kapota Island në Wakatobi National Park, në juglindje të Sulawesi.

Në stomakun e saj janë gjetur çanta, shishe plastike, sandale dhe 115 gota plastike, si dhe një thes që përmban më shumë se 1.000 copë plastike.

181120153941-01-indonesia-whale-carcass-plastic-exlarge-169

 

“Edhe pse ne nuk kemi qenë në gjendje të nxjerrim përfundimin nga shkaku i vdekjes, faktet që shohim janë me të vërtetë të tmerrshme”, tha Dwi Suprapti, koordinator i ruajtjes së specieve detare në WWF-Indonezi, në një deklaratë për CNN.

Zbulimi makabër u bë në një zonë të njohur me turistët dhe vjen në një kohë të shqetësimit në rritje mbi ndikimin e ndotjeve plastike në zonat detare.

/N.Dragoti/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar