Ngjitet në skenë komedia “The English Teacher”

Ngjitet në skenë komedia “The English Teacher”

 Komedia me e re “The English Teacher” ka filluar këto ditë projeksionet në kinematë e kryeqytetit. Filmi i shfaqur gjatë kësaj kohe në premierë botërore  “Tribeca Film Festival” sjell historinë e Linda Sinclair një mësuese anglishteje në gjimnazin e një qytezës së vogël Kingston, në Pensilvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ndan një

 Komedia me e re “The English Teacher” ka filluar këto ditë projeksionet në kinematë e kryeqytetit.

Filmi i shfaqur gjatë kësaj kohe në premierë botërore  “Tribeca Film Festival” sjell historinë e Linda Sinclair një mësuese anglishteje në gjimnazin e një qytezës së vogël Kingston, në Pensilvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ndan një apartament të vogël me dy mace siameze dhe koleksionin e saj të pasur me libra.

Nuk ka asnjë lidhje sentimentale dhe jeta e saj është më pak e ndërlikuar sa dramat që lexon në faqet e romaneve. Por jeta e thjeshtë e Lindës ndërron faqe kur një ish- nxënës i saj, Jason Sherëood (interpretuar nga Michael Angarano) kthehet në Kingston, pasi ka dështuar për të vënë një shfaqje teatrale në Neë York.

Tani në moshën 20 vjeçare, Jason është gati të braktisë artin, nën presionin e të atit, Dr. Tom Sherëood (interpretuar nga Greg Kinnear), për tu përballur me realitetin dhe për të vazhduar  juridikun.

Kjo komedi sjell në rolin kryesor aktoren e mirënjohur Julianne Moore.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar