Nga 6 shtatori rriten tarifat e kolaudimit

0

Duke nisur nga 6 shtatori, për të gjithë drejtuesit e automjeteve mirëmbajtja e një makine do të kushtojë më shumë.

Në një udhëzim të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Minisrave ka përcaktuar tabelën me tarifat e reja të kolaudimit të mjeteve rrugore dhe motorike.

Në këtë listë rritjen më të vogël do ta ketë kontrolli teknik i motorave, nga 800 lek në 870 lekë.

Automjetet 4+1 aktualisht paguajnë 1.800 lekë, por nga 6 shtatori do të paguajnë160 lekë më shumë.

Automjetet 8+1 vende, nga 2.500 do paguajnë 2.730 lekë.

Automjetet e rënda nga 3.5 ton deri në 18 ton do të paguajnë 2.730 lekë më shumë.

Për autobusët deri në 32 deri në 42 vende tarifa e kontrollit teknik, nga 2700 lekë bëhet 2950.

Me hyrjen  në fuqi të këtij ligji shpresohet që të paktën të ketë një shërbim më cilësor dhe mbi të gjitha më pak rradhë në pikën e kontrollit të detyrueshëm në Vorë.

Në vendimin e ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, nuk jepen asyet e rritjes së këtyre tarifave.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here