Neymar thërret Pogban: Eja tek Barcelona!

Gjithkush dëshiron Paul Pogban. Drejtuesit e klubeve “big” tashmë janë duke marrë kohë për të bindur mesfushorin të “martohet” me skuadrat e tyre, por tani lojtari ka marrë  mesazhe edhe nga yje të tjerë të fushës së gjelbër. “Ai do të jetë i mirëpritur, është një lojtar fantastik dhe do të bëjë shumë mirë”, është

Gjithkush dëshiron Paul Pogban. Drejtuesit e klubeve “big” tashmë janë duke marrë kohë për të bindur mesfushorin të “martohet” me skuadrat e tyre, por tani lojtari ka marrë  mesazhe edhe nga yje të tjerë të fushës së gjelbër.

“Ai do të jetë i mirëpritur, është një lojtar fantastik dhe do të bëjë shumë mirë”, është pronocuar për mediat Nejmar.

Braziliani, një ditë pas triumfit me Bayern Mynih rrëfeu: “Dyert janë  të hapura: Pogba është një lojtar fantastik, ai është më i ri se unë dhe tashmë është në atë nivel që mund të bëjë  shumë mirë.”.

Njëri ndër lojtarët kyc të  Barcelonës ka dhënë tashmë “ok” e tij për  marrëveshjen, tani është në duart e Braida për të bindur Juventusin.

Ende nuk është sigurt nëse Pogba do të luaj në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm. Një pengesë më shumë për marrëveshjen është konkurrenca e ashpër me PSG-në dhe Manchester City-n.

/Ermand Vrapi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar