Nexhmije Pagarusha nderohet me çmimin “Bilbili i Kosovës”

0

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së këngëtares së mirënjohur Nexhmije Pagarusha, komuna e Prishtinës e nderoi me Çmimin Vjetor, “Bilbili i Kosovës”.

Pagarusha e emocionuar për çmimin tha se në karrierën e saj si këngëtare ka bërë vetëm detyrën që i takon, por që nuk e priste të bëhej kaq e famshme.

Gjithashtu, ajo tha se: “Kam shkuar e kam bërë një punë, një detyrë, kam kënduar këngën shqipe nëpër botë, jo shumë shpesh, por si kolegët e mi. Por në ato vende që kam shkuar e kanë kuptuar këngën tonë dhe e dini pse, sepse kënga shqipe është më e bukura në botë”.

Kryetari i Komunës, Isa Mustafa, e falenderoi për kontributin që ajo ka dhënë në fushën e artit dhe se vendi ynë gjithmonë do të krenohet me emrin e Nexhmije Pagarushës.

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, komuna e Prishtinës ka realizuar edhe një përmbledhje të këngëve të këngëtares Nexhmije Pagarusha.

 /Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here