Nesër dy mbledhje qeverie në vend

Nesër dy mbledhje qeverie në vend

Shqipëria ditën e nesërme do të gjendet në një situatë mjaft të veçantë, dy kabinete qeveritare do të mblidhen në të njëjtën kohë. Sali Berisha ka bërë me dije që nesër në orën 11:00 do të  mbahet mbledhja e rradhës së Këshillit të Ministrave, ndërsa Edi Rama ka njoftuar prej disa ditësh  se me 21 gusht

Shqipëria ditën e nesërme do të gjendet në një situatë mjaft të veçantë, dy kabinete qeveritare do të mblidhen në të njëjtën kohë. Sali Berisha ka bërë me dije që nesër në orën 11:00 do të  mbahet mbledhja e rradhës së Këshillit të Ministrave, ndërsa Edi Rama ka njoftuar prej disa ditësh  se me 21 gusht do te mbledhë ministrat e rinj .

 Qeveria “Berisha” do të mblidhet në selinë e kryeministrisë në Tiranë, ndërsa qeveria e ardhshme “Rama” do të mblidhet në Vlorë.

Takimi i Edi Ramës me ministrat e rinj pritet te jetë një takim jo zyrtar, ky do të  jetë  takimi  i parë për  kryeministrin e ardhshëm. Kuvendi  i ri pritet të  mblidhet  më 9  shtator dhe atëhere do të nisin procedurat për emërimin e ministrave dhe qeverisë së re PS-LSI.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar