Nëse Rusia nuk ndryshon kurs, gati sanksionet e reja

Vendet e G7-s janë gati për sanksione të reja kundër Rusisw nwse ajo nuk tërheq mbështetjen e për grupet proruse në Ukrainë dhe nuk punon për një zgjidhje paqësore të krizës. Në një deklaratë të përbashkët nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë shqetësimin e tyre

Vendet e G7-s janë gati për sanksione të reja kundër Rusisw nwse ajo nuk tërheq mbështetjen e për grupet proruse në Ukrainë dhe nuk punon për një zgjidhje paqësore të krizës.

Në një deklaratë të përbashkët nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë shqetësimin e tyre të thellë për qëndrimin e Rusisë i projektuar për të minuar sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës.

Ato konfirmojnë se aneksimi i Krimesë është i papranueshme dhe një shkelje e ligjeve ndërkombëtare. G7-a gjithashtu dënon të shtënat kudër avionit malajzian të cilat rezultuan me vdekjen e 298 personave të pafajshëm dhe kërkojnë nisjen e një hetimi të menjëhershëm, të pavarur dhe transparent.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar