Nënë e disa brezave: Pasioni im nuk ka çmim

Përgatiti Najada Fosa Të flasësh për të vegjëlit tonë gjithë të jep ndjesinë  të ndjehesh një prej tyre, por kur futesh në botën e tyre nuk është aq e lehtë sa ç’duket . Duhet shumë përkushtim, dëshirë dhe durim për t’i njohur dhe kuptuar ato, të përjetosh ndjenjat e tyre, dëshirat e tyre dhe nevojat

Përgatiti Najada Fosa

Të flasësh për të vegjëlit tonë gjithë të jep ndjesinë  të ndjehesh një prej tyre, por kur futesh në botën e tyre nuk është aq e lehtë sa ç’duket . Duhet shumë përkushtim, dëshirë dhe durim për t’i njohur dhe kuptuar ato, të përjetosh ndjenjat e tyre, dëshirat e tyre dhe nevojat që ato kanë. Për ta përjetësuar dhe ndjerë në mënyrë më reale këtë fenomen Z. Arta Romacko, edukatore prej 39 vitesh në kopështin “Dielli” numër 26, na tregon përvojën e saj shumë vjeçare pranë fëmijëve, të cilët ajo gjithmonë i quan “mrekullitë e botës”

Keni marrë përsipër një profesion të bukur por të ndërlikuar. Sa e vështirë është t’i kuptosh fëmijët e vegjël sot?

Në fakt duke punuar gjithë jetën me fëmijët arrin t’i kuptosh mirë, ndoshta pak më me vështirësi në kohët e sotme, megjithëse fëmijët faktikisht sot janë shumë më të hapur, flasin më shumë se sa vite më parë.Kjo hapësirë e madhe informacioni që vërshoi këto vitet e fundit na vështirësoi pak punën tonë ne si edukatore,por ndërkohë fëmijët që vijnë brez pas brezi me inteligjencën dhe shkathtësinë e tyre, na bëjnë të ndjehemi më të lehtësuar në profesionin tonë.

Çfarë i dallon fëmijet e sotëm nga fëmijëria juaj?

Vetë metodologjia që ne përdorim të jep mndësinë e lirisë së fjalës, fjala është ajo që nxjerr në pah emocionin,mendimin, cdo gjë që dëgjon ndjen apo kupton. Kështu që sa më shumë kalon koha, aq më shumë fëmijët flasin, aq më të hapur dhe të lirshëm janë, duke t’i thënë edhe ato gjëra që ne dikur as nuk mund t’i mendonim dhe jo ti thonim. Kjo lirshmëri e fëmijës është vërtetë shumë povitive, për t’i kuptuar ata se çfarë duan, çfarë dinë dhe çfarë ata duan të bëjnë. Por, panvarsisht gjërave pozitive që ka sjell ky 20-vjecar i ri , ato ndjehen pak të ngatarruar në atë vorbullën e madhe të informaconit që ata marin cdo ditë.

Si i orientojnë prindërit fëmijët e tyre drejt dëshirave që kanë?

Personalisht si mësuese dhe edukatore ndër vite ndjej që prindërit kanë vështirësi për tu marrë me fëmijët. Pikë së pari, mendoj së kjo vjen nga fakti që shumë prindër  janë pak të përgatitur për nga ana didaktike dhe e dyta sepse ata nuk kanë kohën e duhur të meren me fëmijët e tyre, pasi puna i mbërthen në të gjitha format dhe vështirësitë e saj. Dhe e treta mendoj se prindërit nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë në atë moshë me fëmijët e tyre. Ata nuk arrin të lënë mënjanë një punë që ndoshta nuk është aq e rëndësishme sa ç’është të rritësh një fëmijë. E them këtë sepse mendoj se nëse sot do ta lënë një kafe pa pirë, një punë pa bërë dhe atë kohë do të meren më fëmijët e tyre jam e sigurtë që shpërblimin do ta marin pak më vonë.

Çfarë raporti kanë me teknologjinë të vegjëlit e kopështit tuaj?

Objektivi ynë për të marrë dije nga teknologjia nuk është  në planet tona. Konkretisht ne edhe televizorin e përdorim shumë pak. Por kjo sdo të thotë që ne jemi plotësisht kundër teknologjisë, pasi fëmija duhet të bashkëjetojë me teknologjinë, por synimi ynë për t’i përgatitur fëmijët për jëtën në vazhdim na con më shumë te mendimi që ata duhet të bëjnë vetë me dorën e tyre, duhet ti krijojmë aftësinë për të vizatuar, për të pikturuar, punuar me plastelinë, për të prerë me gërshërë,pra të përdorin dorën, të përdorin mendjen për të gjetur një zgjidhje. Mendimi im është se fëmija duhet ta fillojë jetën duke përdorur çdo shqisë që i ka dhënë Zoti dhe të mundohet me dëshirat që ai ka e jo ta gjejë cdo gjë gati.

T’ua plotësosh të gjitha dëshirat fëmijës, mendoni se ai do të rritet një fëmijë i shëndetshëm apo i paaftë për të arritur vetë qëllimet?

Pa dyshim qe jo. Fëmijës i duhen shpjeguar gjërat, pasi ai mund të këtë dëshira pa fund, por jo çdo gjë mund ti plotësohet. Për kaq vite sa kam që ushtroj një profesion të tillë, kam kuptuar që nëse fëmijës arrin t’ia shpjegosh me qetësi dhe durim që diçka nuk është e mirë për të, ai do të kuptojë tamam si një i rritur, nuk kam dyshim për të. Mjafton të gjesh gjuhën e përbashkët më fëmijën.

Çfarë gabimesh bëjnë prindërit në edukimin e fëmijëve të tyre?

Atëherë mund ta nis që me atë çka thashë më sipër.Gabimi kryesor është plotësimi i çdo dëshire në këmbim të një nevoje o domosdoshmerie që mund të ketë  prindi. Gënjeshtrat që prindërit i bënë atyre, ose me saktë arma që ata kanë zgjedhur të përdorin si: “ un do të blej këtë , ti do të bësh atë” është mënyra më e keqe për t’i edukuar fëmijët.

 A ndikon kopshti në formimin e një fëmije dhe orientimin për në shkollë?

Kopshti është i domosdoshëm për formimin e tij. Pasi cdo moshë kërkon hapat e saj në zhvillimin e fëmijës, dhë kopshti është ai cka i duhet atij në atë moshë. Ai që në kopësht fillon të mari bazat e para të mësimit. Në bazë të  programit tonë shtetëror  një fëmijë në momentin që fillon klasën e parë duhet të të ketë mësuar në kopësht të gjithë alfabetin dhe të di të shkruajë shkronjat e shtypit dhe të dorës.

Shumë prindër zgjedhin t’ua lënë gjyshërve fëmijët dhe nuk i cojnë në kopësht.Si mendoni është e drejtë?

Gjyshet janë kujdestaret me të mira. Shumë prindër vendosin tua dorëzojnë gjysheve që t’i rrisin fëmijët e tyre dhe padyshim që kjo vjen në rradhë të parë nga kujdesi i tepërt dhe përvoja që gjyshet kanë më fëmijët dhe më pas nga nevoja e prindërve që dikush të kujdeset për disa orë, për aq kohë sa ato punojnë.Ndërkohë edhe fëmija rritet, bëhët më i fortë fizikisht dhe është gati të bëjë hapin drejt kopështit. Pra, theksoj që për sa kohë akoma se ka mbushur moshë 3 vjecare, kujdesi i gjyshes është një zgjedhje tepër e mirë, por pas moshës 3 vjecare fëmija duhet të jetë nën rrethin shoqëror të moshës së tij. Sado e mirë dhe kujdes të tregojë nëna e tij, gjyshja, edukatorja gjithashtu , asnjëherë nuk e zëvëndëson rrolin e shokut të tij moshatarë. Fëmijët mësojnë aq shumë nga njëri-tjetri, marin aq shumë mësime dhe kalojnë eksperienca , sa askush nuk i zëvëndëson.

Cilët janë më efikase për mirë edukimin e fëmijëve, kopështet private apo shtetërore?

Për sa i përket efikasitetit e them me plot bindje që edukimin më të mirë e marin tek kopështi shtetëror, dhe kjo siguri vjen jo për faktin se punoj këtu sot, por për eksperiencën shumë vjecare që kam në këtë fushë. Mendoj se kopshtet private  kanë si interes kryesor  fitimin, dhe duke u nisur nga kjo kuptohet fare qartë se deri në ç’nivel mund të edukohet fëmija. Prindër që kanë të ardhura të mira shtyhen gjithmonë nga idea që fëmija e tyre ka më komoditet dhe dietat ushqimore janë më të mira por harrojnë tu vënë rëndësi asaj çka mendoj se është më e rëndësishme: mësimdhënies, atë çka ata mësojnë përgjatë gjithë kohës aty. Në të shumicën e kopshteve private nuk ekziston një këshilltare pedagogjike, ose një psikologe për tu qenë pranë fëmijëve për çdo nevojë që ato kanë. Mendoj se kopshtet shtetërore janë të konsoliduara, programet janë të konsoliduara, të përgatitura më shumë kujdes dhe përkushtim për fëmijët e kësaj moshe.

A keni hasur probleme në lidhje me organizimin e punës suaj?

I vetmi problem i joni është përsa i përket pagesës mujore tek fëmijët, kemi shumë probleme, pasi prindërit nuk janë të rregullt në shlyerjen e tyre. Kemi debitorë të cilët kanë emrin e tyre në listë që prej 6 muajsh.Ky fakt është shtuar akoma edhe më tepër sot me krizën ekonomike, ku dashje pa dashje edhe fëmijët janë infektuar nga ky fenomen. Ka fëmijë që kur vijnë në mëngjes janë të trishtuar dhe kur i pyesim se çfar kanë na thonë që “ mami nuk ka lekë të paguaj kopështin tim” . Na këputet shpirti kur shohim një 3-vjecar i cili tashmë ka vazhduar të mbajë “hallet” e shtëpisë.

Morët dhurata prej tyre për 7-Mars? Çfarë?

Personalisht kam marë shumë pak dhurata dhe ajo çka mbizotëroi në duart e mia ishin lulet. Por vitet e fundit  kjo festë është kthyer në vulgaritet, pasi ka prindër që të vijnë të trokasin në derë dhe pa të uruar festën të fusin në xhep më zor një 10 mijë leksh dhe ky xhest nuk ndodh vetëm për 7-Mars, por edhe në ditët e tjera të vitit. Është një xhest tepër i ulët sepse ato mendojnë se ai 10 mijëleksh  do të më përkushtojë më tëpër me fëmijën e tyre. Absolutisht jo! Unë të gjithë fëmijët i kam njësoj dhe mësimdhënia ime nuk ka çmim, asgjë nuk mund ta blejë mundin, dëshirën, durim dhë kënaqësinë që unë kam karshi fëmijës së tyre. Nëse unë do u mar lekë atyre nesër nuk do të kem më fytyrë t’i shoh në sy! Unë këtë punë e bëj më shumë kënaqësi prej vitesh sepse e kam pasion dhe jo sepse dua të mbush xhepin në atë mënyrë.

 

unnamed

VLUU L210  / Samsung L210

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar