Nënat duhanpirëse, dëmet që u shkaktojnë fëmijëve

Fëmijët e lindur nga nëna mbi 35-vjeçare përdoruese të rregullta të duhanit rrezikojnë të shfaqin sëmundje të veçanta të zemrës. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në bashkëpunim mes spitalit pediatrik të Siatëllit dhe Shkollës së Shëndet Publik të Universitetit të shtetit të Uashingtonit. Ekipi i shkencëtarëve hulimtoi të dhënat për lindjet e

Fëmijët e lindur nga nëna mbi 35-vjeçare përdoruese të rregullta të duhanit rrezikojnë të shfaqin sëmundje të veçanta të zemrës.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer në bashkëpunim mes spitalit pediatrik të Siatëllit dhe Shkollës së Shëndet Publik të Universitetit të shtetit të Uashingtonit. Ekipi i shkencëtarëve hulimtoi të dhënat për lindjet e mbi 14 mijë fëmijëve me probleme në zemër për periudhën 1989-2011. Ato u krahasuan me të dhënat e mbi 62 mijë fëmijëve normalë.

Studimi përcaktoi se përdorimi i duhanit përgjatë shtatëzanisë ka ndikim të drejtpërdrejtë negativ te zemra e fëmijës, te rritja e mundësisë për abort; një lindje e parakohshme, apo foshnja të pazhvilluara mirë. Shkencëtarët duke krahasuar të dhënat vërtetuan se fëmijët e nënave duhanpirëse – më shumë se 20 cigare në ditë, ishin të prirur për të patur një defekt të lindur të zemër. Femrat mbi moshën35 vjeç, sipas studimit kanë dy herë më shumë mundësi që të lindin një foshnjë me probleme në zemër, krahasuar me shtatëzënat jo-duhanpirëse. Defektet në zemër, përfshijnë problemet me valvulat; me arteriet që e çojnë gjakun në mushkëri dhe me vrima në “murin” e organit që ndan dy barkushet. Për korrigjimin e këtyre defekteve mjekët kanë sygjeruar ndërhyrje kirurgjikale.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar