Nejmar pritet me entuziazëm nga katalanasit

0

Nejmar është një emër mjaft i lakuar ditët e fundit në mediat botërore dhe në “botën” sportive. Braziliani zyrtarisht tashmë është lojtar i Barcelonës.

Përveç të tjerash, pas Ibrahimoviçit, Nejmar është futbollisti që ka pasur numrin më të madh të fansave gjatë prezantimit me ekipin e Barçës. Në prezantimin e tij ndodheshin mbi 56 000 fansa, të cilët e kanë shoqëruar talentin brazilian në momentin më të rëndësishëm.

Pa nisur ende aventurën në Evropë, Nejmar ka arritur të fitojë një popullaritet të padiskutueshëm. Gjithsesi, Ibrahimoviç gjatë prezantimit në klubin katalanas kishte të pranishëm plot 60 000 fansa.

/Jonida Halili/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here