Në tregun farmaceutik shiten ilaçe të falsifikuara

Në tregun farmaceutik shiten ilaçe të falsifikuara

Ilaçet  u ofrohen pacienteve si produkte të Bashkimit Europian, ndërkohë që nuk janë aspak të tilla dhe  mashtrimi me këto ilaçe bëhet në  ambalazhim. Burime të sigurta pranë grosistëve të barnave pohuan se ilaçet me ambalazhe false prodhohen në Indi dhe ambalazhohen në Qipro. Ministri Halim Kosova u tërhoqi vëmendjen grosistëve duke u ofruar  mbështetje

Ilaçet  u ofrohen pacienteve si produkte të Bashkimit Europian, ndërkohë që nuk janë aspak të tilla dhe  mashtrimi me këto ilaçe bëhet në  ambalazhim.

Burime të sigurta pranë grosistëve të barnave pohuan se ilaçet me ambalazhe false prodhohen në Indi dhe ambalazhohen në Qipro. Ministri Halim Kosova u tërhoqi vëmendjen grosistëve duke u ofruar  mbështetje për problemet që ata kanë në lidhje me regjistrimin e barnave, ndërkaq për rastet e konstatuara do merren ndeshkimet përkatëse.

Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, deklaroi se, “ka firma që për dy javë mund ta marrin lejen e importit, ka firma që mund t’u ngelet leja e importit një vit e më shumë dhe nuk e marrin për hir se ndonjë dhe mund të paguajë diku të stopohet konkurrenca”.

“Mungesa e konkurrencës jo vetëm në sektorin shëndetësor, por kudo, ndikon te pacientët përsa i përket çmimeve të larta”, theksoi z. Kosova.

Ministri dha garanci se firmat farmaceutike nuk do të duhet të japin më para nën dorë për të fituar një tender në strukturat publike spitalore dhe çka është më e rëndësishme se procedurat e tenderave do të jenë transparente.

/Alma Xhakolli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar