Në treg shiten produkte të rrezikshme

Në treg shiten produkte të rrezikshme

Një kompani private kozmetike ka denoncuar në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave, rastin e falsifikimit të dy produkteve, të cilat tregtohen në farmacitë e vendit. Nga rezultati i analizave të kryera nga kompania e produktit origjinal rezulton se përveç faktit që janë falsifikuar, janë të dëmshme për shëndetin. Qendra e Barnave ka ngritur dy

Një kompani private kozmetike ka denoncuar në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave, rastin e falsifikimit të dy produkteve, të cilat tregtohen në farmacitë e vendit.

Nga rezultati i analizave të kryera nga kompania e produktit origjinal rezulton se përveç faktit që janë falsifikuar, janë të dëmshme për shëndetin. Qendra e Barnave ka ngritur dy grupe kontrolli në farmacitë e kryeqytetit për identifikimin e mallit të falsifikuar.

Drejtori  këtij institucioni, Arif Shahini, deklaron se bëhet fjalë për disa kremra kundër diellit dhe produkte të tjera kozmetike. “Kemi bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik dhe jemi në proces e sipër për të identifikuar burimin nga vijnë”, tha Shahini.

Ndërkaq, burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ka nisur puna për identifikimin e kompanisë që ka nxjerrë në treg produkte të tilla. Hetimet janë kërkuar nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave pas kërkesës së kompanisë së liçensuar për prodhimin e produkteve dermatologjike.

Dëshmitë e farmacistëve do të orientojnë grupin hetimor në identifikimin e personave për falsifikim të produkteve të një kompanie të liçensuar.

/Muzafere Dema/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar