Në Slloveni vetëm për fitore

Në Slloveni vetëm për fitore

Ekipi Kuq e Zi do të luaj sot një sfidë të rëndësishme për rrugën kualifikuese në botërorin 2014 përballë Sllovenisë. Kombëtarja shqipëtare kërkon maksimumin  në dy ndeshjet e rradhës dhe kundërshtarët gjithashtu kërkojnë të njëjtën gjë. Trajneri De Biazi iu ka thene futbollistëve të tij :” Nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar bashkë,

Ekipi Kuq e Zi do të luaj sot një sfidë të rëndësishme për rrugën kualifikuese në botërorin 2014 përballë Sllovenisë.

Kombëtarja shqipëtare kërkon maksimumin  në dy ndeshjet e rradhës dhe kundërshtarët gjithashtu kërkojnë të njëjtën gjë.

Trajneri De Biazi iu ka thene futbollistëve të tij :” Nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar bashkë, ajo që sot ka rëndësi është që duke filluar nga tani, ne do të hedhim bazat “për tu bërë të mëdhenjë”.

“Mund të bëheni ai grupi lojtarësh që deri sot i kanë quajtur djem të mirë ose filloni të bëni një grup që ka  dëshirën të fitoj diçka të rëndësishme. Në fillim do të jeni nje grup për të mbrojtur veten tuaj për të mbrojtur shokët tuaj, një  grup  të cilët çdo kundërshtarë duhet ti ketë frikë”, tha trajneri  i kombëtarës shqiptare.

Kapitani slloven ka thenë në media: “Me  shqipëtarët do të jetë për “jetë e vdekje”, nëse nuk do të marrim tre pikë në ndeshjen me Shqipërinë ne nuk mund të flasim kurrësi për botëror. As barazimi nuk na bën punë, pasi shqiptarët ndodhen  4 pikë para nesh. Kanë një skuader të konsoliduar dhe natyrisht që duan të mos humbin terren, ndaj vijnë qoftë për të marrë një pikë, por ne nuk do të tolerojmë një gjë të tillë  duam vetëm tre pikë”.

Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë të Grupit E me 10 pikë. Nëse mban këtë vend, përfaqësuesja jonë do të luajë në play-off për të shkuar në Botërorin Brazil 2014.

Ndeshja Slloveni-Shqipëri luhet sonte në orën 20:30 dhe do të transmetohet nga TVSH dhe “Super Sport”.

/Adisa Sida/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar