Në seancë plenare, diskutimi për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s

Edhe në seancën parlamentare të kësaj të enjteje deputetët e opozitës nuk do të jenë prezentë. Seanca në kuvend  është planifikuar të nisë rreth orës 10:00 dhe në rendin e ditës priten të miratohen 9 projektvendime. Një ndër pjojektligjet që do të diskutohet është zgjedhja e dy anëtarëve të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA). RENDI

Edhe në seancën parlamentare të kësaj të enjteje deputetët e opozitës nuk do të jenë prezentë. Seanca në kuvend  është planifikuar të nisë rreth orës 10:00 dhe në rendin e ditës priten të miratohen 9 projektvendime.

Një ndër pjojektligjet që do të diskutohet është zgjedhja e dy anëtarëve të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).

RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 2.10.2014.
2. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010,
“Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.
3. Projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit për kuadrin
institucional të inisiativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave
për Evropën Juglindore”.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë – Hercegovinës,
për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar”.
5. Projektvendim “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit
“Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e
Shqipërisë” , të ndryshuar. Koha e votimit:
6. Projektvendim “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Medias
Audiovizive (AMA). Shprehet komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
7. Miratimi i Programit të punës të Kuvendit për periudhën 13 tetor – 20 nëntor
2014”.
8. Miratimi i Kalendarit 3 javor ( 13 – 30 tetor 2014) të punimeve të Kuvendit.
9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës Koha deri në 60 minuta

/Nafi Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar