Në pranga nga Interpol Madridi, Ilir Shaqja, autori i tretë i masakrës në Durrës

Autori i tretë i akuzuar për vrasjen e dy grave të moshuara në Durrës, Elsa dhe Gjinovefa Vava është vënë në pranga ditën e sotme nga Interpol Madridi. Bëhet fjalë për Ilir Shaqjen, i cili siç bëhet me dije nga Interpol Madridi arrestohet me akuzën për  “Vjedhje me pasojë vdekje”. Ngjarja e rëndë që tronditi

Autori i tretë i akuzuar për vrasjen e dy grave të moshuara në Durrës, Elsa dhe Gjinovefa Vava është vënë në pranga ditën e sotme nga Interpol Madridi. Bëhet fjalë për Ilir Shaqjen, i cili siç bëhet me dije nga Interpol Madridi arrestohet me akuzën për  “Vjedhje me pasojë vdekje”.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinion publik ndodhi më 2 shtator të këtij viti. Dy të moshuarat që u torturuan ishin kunata me njëra-tjetrën ndërkohë që njëri nga autorët e ngjarjes, Artur Kacanolli ishte nipi i të moshuarës Gjinovefa.

Më herët gjykata la në burg dy autorët e tjerë të ngjarjes, 28-vjeçari Velson Elmazi dhe Artur Kacanollin. Dy personat në fjalë akuzohen për “grabitje me pasojë vdekjen” e dy grave.

Ndonëse u përfol për dy pista hetimi, ngjarja u fokusua tek grabitja, pasi u konstatua se në banesë mungonin 2 milionë lekë. Sipas ekspertizës mjekoligjore, ndaj të moshuarve, ishte ushtruar dhunë. Ato u gjetën me duar të lidhura, ku asfiksia i solli dhe vdekjen

/Ilda Xhafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar