“Në këtë vend të Mesdheut rrallë lahet ndonjë turist”

“Në këtë vend të Mesdheut rrallë lahet ndonjë turist”

“Në këtë vend të Mesdheut rrallë lahet ndonjë turist” titullohet reportazhi që e përditshmja gjermane “Die Welt” i ka kushtuar Shqipërisë. Shkrimi thekson dashurine e shqiptareve për për ish- trajnerin e kombëtares, Hans – Peter Briegel. “Por ju lutem, çfarë mund të duhet Shqipëria? Edhe pse i përket Europës, këtu ndjehesh tmerrësisht larg. Por ka

“Në këtë vend të Mesdheut rrallë lahet ndonjë turist” titullohet reportazhi që e përditshmja gjermane “Die Welt” i ka kushtuar Shqipërisë.

Shkrimi thekson dashurine e shqiptareve për për ish- trajnerin e kombëtares, Hans – Peter Briegel. “Por ju lutem, çfarë mund të duhet Shqipëria? Edhe pse i përket Europës, këtu ndjehesh tmerrësisht larg. Por ka diçka të veçantë ky vend, është befasues, mahnitës dhe i çuditshëm”, thuhet më tej në reportazh.

Në shkrim thuhet, referuar guidës, se për Shqipërinë ka shumë pak që shkruajnë, le më ta vizitojnë. I vetmi përshkrim pozitiv është ai mbi faktin se kryeqyteti gri është lyer me ngjyra nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama.

Në shkrim theksohet se industria e turizmit ka frikë të investojë, ndërkohë që nuk ka asnjë hotel apo resort të madh. Shumica e turistëve vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi por se shifrat nuk e sqarojnë se cilët janë turistë dhe cilët vijnë për punë.

Shkrimi ka ardhur pas publikimit të një guide të Shqipërisë nga Renate Ndarurinze.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar