Në fund të 2019 rikthehet Teatri i Operas dhe Baletit

0

 

Në teatrin e Operas vazhdojnë për rikonstruksionin e ndërtesës.

Ministrja e kulturës Elva Margaritari së bashku me një grup e drejtuesish u njohën nga afër me ecurinë e punimeve. Ajo ka vlerësuar punën e qeverisë shqiptare për këtë investim të munguar prej 60 viteve.

“Ky investim, që kap shifrën e 1.5 miljard lekëve, synon t’i kthejë dinjitetin e munguar artistëve.”- u shpreh Margaritari.

Projekti ka për qëllim zgjerimin e hapsirave shumfishon hapsirat si për publikun ashtu edhe për artistët.Gjithashtu do të ketë dhoma prve më komode për artistët. Punimet po ecin me ritme të shpejta ku mund të përmendim punime strukturore që janë drejt përfundimit:Platforma e re Publikut, ballkonet e reja, sistemi i ri i akustikës,nënskena, etj.teatri

Punimet vazhdojnë dhe pritet që teatri të marr një pamje komplet tjetër nga ajo që ka qenë para 6 dekadash. Ministrja e kulturës bën me dije se teatri do te përfundojë punimet në fund të këtij viti.

 

B.Koro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here