Në 8 vitet e fundit në arsim janë shpërdoruar 2 miliardë euro

Në 8 vitet e fundit në arsim janë shpërdoruar 2 miliardë euro

Rreth 57 për qind e 15-vjeçarëve shqiptarë janë analfabetë funksionalë, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për arsimin. Ky raport ka tërhequr vëmëndjen e zyrtarëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të nxitur nga ekspertët e huaj të SIGMA-s. KLSH-ja ka evidentuar në sektorin e arsimit në këto 8 vitet e fundit janë shpërdoruar

Rreth 57 për qind e 15-vjeçarëve shqiptarë janë analfabetë funksionalë, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për arsimin. Ky raport ka tërhequr vëmëndjen e zyrtarëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të nxitur nga ekspertët e huaj të SIGMA-s.

KLSH-ja ka evidentuar në sektorin e arsimit në këto 8 vitet e fundit janë shpërdoruar rreth 2 miliardë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar në prokurori raste me ndjekje penale, sikurse rekomandim për rishikim të disa ligjeve, intepretim të tyre etj, por nuk kemi një studim apo vlersim për miliardat e shpenzuara për sektorë të ndryshëm.

“Prej muajit dhjetor është krijuar departamenti i kontrollit të performancës, me një staf prej 15 vetash, dhe ku në fokus do të kemi performancën e institucioneve”, thotë për gazetën “Shqip”, zyra e shtypit në KLSH.

KLSH do të publikojë performancën në sektorin e arsimit, deri në renditjen e shkollave , universiteteve etj. Prioritet do të ketë edhe sektori i shëndetësisë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar