Ndyshime në Kodin Rrugor, rritet çmimi i patentës

0

Tarifat për marrjen e patentës janë rritur duke nisur nga ky muaj, për shkak të hyrjes në fuqi të ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor.

Sipas Kodit të ri Rrugor, kursantëve ju duhet të ushtrojnë më shumë orë praktike e për rrjedhojë tarifa do të jetë më e lartë.

Pritet që patenta të jetë jo më pak se 50 mijë lekë nga 37 mijë që ishte deri më tani.

Gjithashtu, parashikohet të futet me detyrim praktika e drejtimit të mjetit në autostradë dhe në rrugët interurbane në kushtet e shikimit natën.

/Suzana Gjeleshi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here