Ndryshon pagesa për sigurimin e makinave

0

Shqipëria do të zbatojë sistemin bonus-malus për sigurimin e automjetit duke filluar nga viti i ardhshëm. Në takimin e kryer nga kompanitë e sigurimit me Autoritetet e Mbikqyrjes Finaciare u diskutua për masat që duhet të merren për të zbatuar këtë mekanizëm,

Sipas shumë gjasave do të zgjidhjet modeli Italian për zatimin në vendin tonë, por me disa modifikime. Brenda disa muajve do të diskutohet mes të gjithë palëve të tregut, për të zgjedhur modelin e përshtatshëm, ndërkohë që vendimi priotet të merret në shtator.

Modeli Italian

Në Itali sistemi bonus-malus ka në total 18 klasa. Secila klasa ka një çmim të ndryshëm dhe nga klasa e parë e deri tek e fundit vjen duke u rritur. Diferenca e çmimit të të klasës 18 për policën e sigurimit është sa trefishi i çmimit të klasës së parë. Ata që futen në mekanizëm, futen menjëherë  në klasën e 10-të, e cila përfaqëson edhe çmimin real të policës së sigurimit me riskun e llogaritur sipas mesatares së tregut. Me kalimin e viteve drejtuesit e mjeteve lëvizin nga një klasë në tjetër sipas gabimeve që kryejnë. Për çdo dëm të shkaktuar drejtuesi penalizohet me zbritje të dy klasave. Penalizimi (malus) nënkupton edhe një kosto më të lartë police për tu paguar. Në rastin tjetër kur drejtuesi i automjetit  nuk kryen dëmtime i jepet bonus rritja në një kategori.

Një ndër institucionet që ka kërkuar me ngulm zbatimin e modelit bonus-malus për tregun e sigurimit ka qenë Banka Botërore. Ky institucion ka qenë ndër vite present me projekte pranë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare në mënyrë që të zgjidhet edhe problematika që ka pasur në vijim MTPL-ja ( sigurimi motorik i detyrueshëm i mjeteve)  Përpara përgjzgjedhjes dhe zbatimit të këtij modeli duhet t’i përshtatur së pari tregut në vend duke i bërë disa modifikime.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here