Ndryshojnë selitë e ministrive

Ndryshojnë selitë e ministrive

Ndryshimi i strukturave të ministrive ndikon që disa prej tyre të ndryshojnë edhe selitë. Ministria Ekonomisë, Financave dhe ajo e Mbrojtjes do të zhvendosen. Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset në ambjentet e Shkollës së Bashkuar, të cilat do të ndahen në dy ministri për shkak të hapësirës së madhe ku pritet të zhvendosen Ministria

Ndryshimi i strukturave të ministrive ndikon që disa prej tyre të ndryshojnë edhe selitë.

Ministria Ekonomisë, Financave dhe ajo e Mbrojtjes do të zhvendosen.

Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset në ambjentet e Shkollës së Bashkuar, të cilat do të ndahen në dy ministri për shkak të hapësirës së madhe ku pritet të zhvendosen Ministria e Financave ajo e Zhvillimit Ekonomik. Ndërkohë mendohet që ministrat e shtetit të funksionojnë pranë Kryeministrisë.

Ministria e Inovacionit dhe Administrata Publike, Ministria për Çështjet Vendore dhe ajo për Mardhëniet me Parlamentin do të zhvendoset aty ku është aktualisht Ministria e Financave.

Ministria e Mirëqenies Socale dhe e Rinisë do ta ketë vendndodhjen tek Ministria e Punës. Pjesa tjetër e ministrive të cilat nuk kanë ndryshuar strukturë do të jenë në të njëjtat godina.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar