FIFA dhe UEFA sezonin e kaluar menduan të ndryshonin disa rregulla lidhur me pozicionin jashtë loje. Një nga rregullat e ndryshuar ishte për rastet kur mbrojtësi e kthen vetë topin apo thjesht e devijonte atë në mënyrë të gabuar, duke “futur” në lojë sulmuesin që qëndronte mes tij dhe portierit. Sezonin e kaluar futbollistik ky i
FIFA dhe UEFA sezonin e kaluar menduan të ndryshonin disa rregulla lidhur me pozicionin jashtë loje. Një nga rregullat e ndryshuar ishte për rastet kur mbrojtësi e kthen vetë topin apo thjesht e devijonte atë në mënyrë të gabuar, duke “futur” në lojë sulmuesin që qëndronte mes tij dhe portierit. Sezonin e kaluar futbollistik ky i fundit konsideroj si jashtë loje nëse ishte një metër e gjysmë pranë mbrojtësit që gabonte.
Ndërkohë që këtë vit ky rregull ka ndryshuar. Tani arbitrat duhet ta harrojnë këtë distancë ndërmjet sulmuesit që ndodhet mes mbrojtësit që gabon dhe portierit. Ata duhet të gjykojnë nëse sulmuesi është jashtë loje ose jo vetëm nëse shikojnë që ai përpiqet ta shtyjë drejt gabimit mbrojtësin. Ky rregull i ri do të futet menjëherë në zbatim.
Një tjetër risi për “xhaketat e zeza” është edhe spraji i përdorur në Kupën e Botës “Brazil 2014”. Të gjitha federatat e futbollit në Europë kanë pranuar që t’i pajisin arbitrat e tyre me sprajin, që do të shmangë “hilet” nga ana e lojtarëve që nuk respektojnë distancat.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *