Ndryshojnë kushtet për marrjen e patentës dhe afatet për rinovim

Qeveria vendos kushte të reja për të marrë lejen e drejtimit të automjetit. Në ligjin e ri që pritet të kalojë në parlament janë parashikuar edhe procedurat e vendosjes së patntës me pikë. 21 pikët do të shënohen në kartonin e lejes së drejtimit. “Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me ccdo shkelje

Qeveria vendos kushte të reja për të marrë lejen e drejtimit të automjetit. Në ligjin e ri që pritet të kalojë në parlament janë parashikuar edhe procedurat e vendosjes së patntës me pikë. 21 pikët do të shënohen në kartonin e lejes së drejtimit.

“Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me ccdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga vendimi i komisionit të organit epror të agjentit verifikues.” parashikon ligji i ri.

Nga ana tjetër përvecc katekorizimit të drejtuar sipas ccdo lloji mjeti, për marrjen e patentës apo për rinovimin e saj janë shtuar dy teste të tjera shumë të rëndësishme. Testi i drogës dhe ai i alkoolit. Testi do të bëhet edhe për përdorimin e drogave. Atij që I del testi se ka qenë përdorues nuk do të marrë patent.

Një tjetër risi nga BE është dhënia e patentës për makinat me kambio automatike. Aktualisht për të marrë patentën, në kurs bëhen prova vetëm me kambio manual. Në ligjin e ri është vendosur dhënia e patentës pë ata që bëjnë kurs për makina me kambio automatike.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar