Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 72 votat e shumicës për shndërrimin e emrit të Teatrit Kombëtar të Komedisë në Teatër Eksperimental. Ishte deputetja e Partisë Socialiste dhe aktorja Luiza Xhuvani e cila propozoi dhe ndryshim dhe argumentet e dhëna, ajo tha se duhet një hapësirë më e madhe për të rinjtë .

Luiza Xhuvani në deklaratën e djeshme për ndryshimin e emrit të Teatrit argumentin e saj e mbështet në idetë novatore dhe për dhënien e një hapësire më të madhe për të rinjtë.
Luiza Xhuvani e quan luks të pasurit një teater zhanri edhe pse duhet kujtuar se gjatë dy viteve të kaluara, TKK arriti të realizojë 6 premiera (nga të cilat 3 nga dramaturgjia kombëtare) dhe të japë 124 shfaqje, të cilat u frekuentuan nga mbi 19 mijë shikues, prej të cilëve mbi 11 mijë me bileta, duke realizuar të ardhura në total nga shitja e biletave, sponsorizimet dhe qiradhëniet, mbi 6,5 milion lekë.
Ndryshimet e ligjit aktual për artin u miratuan ditën e enjte në Kuvend me 72 votat e shumicës.
/Redjon Shtylla/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *