Ndikmi i luftës Rusi-Ukrainë në ekonominë Shqiptare

Ndikmi i luftës Rusi-Ukrainë në ekonominë Shqiptare

Ekonomia e Shqipërisë  pësoi  goditje direkte dhe indirekte nga sulmet e Rusisë me Ukrainën.  Çmimet e karburanteve dhe miellit u rriten, pasi vendi importon nga Rusia 47% të nevojave të saj vjetore për drithë dhe 12% të naftës.  Pasojat indirekte do të vijë nga rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë dhe ndikimet

Ekonomia e Shqipërisë  pësoi  goditje direkte dhe indirekte nga sulmet e Rusisë me Ukrainën.  Çmimet e karburanteve dhe miellit u rriten, pasi vendi importon nga Rusia 47% të nevojave të saj vjetore për drithë dhe 12% të naftës.  Pasojat indirekte do të vijë nga rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë dhe ndikimet negative në turizëm. Tregtarët me shumicë pretendojnë se ka rezerva nafte për tre muaj dhe grurë, për 45 ditë,por pretendojnë se furnizimet e reja do të jenë me çmime të larta.

Kur sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës filluan në agimin e së enjtes, 24 shkurt, përtej sigurisë, shtetet në mbarë botën filluan të llogarisin kostot ekonomike të luftës globale, tregjet që sapo kishin filluar rimëkëmbjen e brishtë pasi ra pandemia.

Çmimet e mallrave, veçanërisht të naftës dhe drithërave, u rritën menjëherë me 5-8% brenda natës.Krizat nuk prekin të gjitha vendet njësoj ,pra dhe vendet e mëdha kanë më shumë rezerva dhe vuajnë më pak.Edhe në qoftë se mungojnë mallrat fuqia monetare në vendet e mëdha është më e madhe.

Lufta ka ndikuar drejtpërdrejt në vendin tonë, për shkak të varësisë së furnizimeve me naftë dhe grurë nga Rusia , indirekt me çmimet në rritje të mallrave, pasi Ukraina është një eksportues kryesor global të lëndëve të para për industrinë ushqimore (drithëra, vaj luledielli etj). Shqipëria siguron 47% të nevojave vjetore për grurë nga tregu rus dhe 3.3% nga Ukraina, sipas INSTAT.  Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, tha se rezervat e grurit në vendin tonë mjaftojnë për 45 ditë.  Ai përjashtoi mundësinë për të mbetur pa furnizim, por tha se çmimi i drithërave do të rritet me tutje.

Luigi Aliaj, nga Shoqata e Kompanive të Hidrokarbureve, deklaroi se rezervat e karburanteve mjaftonë për tre muaj, por shtoi se situata në furnizime dhe çmimet do të evoluojnë  në varësi të situatës. Lufta do të prekë edhe sektorin e turizmit në Shqipëri, pasi ukrainasit përbënin 22% të lëvizjeve charter drejt Shqipërisë.

Kryeministrisë Edi Rama u ka bërë thirrje të martën qytetarëve shqiptarë që të përgatisin çdo skenar në lidhje me luftën e vazhdueshme në Ukrainë. Në një konferencë për shtyp, Rama deklaroi se skenarin më të keq do ta ketë Shqipëria për të bërë përgatitjet për një reduktim dramatik të furnizimit me energji ose karburant. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka luftë pa dhimbje. “Që nga dita e parë e fillimit të kësaj fatkeqësie, të përgatiten skenarë të mundshëm, nga skenarët më të thjeshtë deri tek ata më të vështirët.  Skenari më i vështirë është që ne duhet përgatitemi  psikologjikisht për situata të ndërprerjeve dramatike të energjisë ose furnizimit me naftë.  Zëvendësimi i burimeve që janë siguruar nga Rusia për gjithë këto vite është jashtëzakonisht e ndërlikuar.

Nga Florida Hima

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar