Ndikimi negativi i pijet energjike tek fëmijët

0

Mjekët paralajmërojnë se fëmijëve nuk  duhet  ofruar të konsumojnë pijet energjike, pasi përmbajnë kafeinë dhe stimulues të tjerë. Këto janë substanca që nuk ju nevojiten atyre se u shkaktojnë probleme shëndetësore, sidomos çrregullime tek të rrahurat e zemrës.

Pijet energjike përmbajnë vitamina, si dhe disa ekstrakte për të cilat organizmi i tyre nuk ka nevojë, sepse është në zhvillim e sipër. Në fillim të këtij viti në revistën “Pediatric” ishte botuar edhe një raport në të cilin pediatrit paralajmërojnë se pijet energjetike mund të shkaktojnë sulme, probleme me veshkë dhe dëmtimin e mëlçisë te fëmijët. Edhe pse rate të tilla janë të rralla, mjekët paralajmërojnë se rreziku ekziston.

Mjekët theksojnë se për fëmijët më i shëndetshmi është uji, e nëse fëmija juaj merret në mënyrë intensive me sport, do të ishte mirë të konsumojë pije sportive, ngase përmbajnë sheqer. Nëse fëmija nuk merret me aktivitete sportive, do të ishte mirë të shmangë pijet sportive dhe energjike, pasi fëmija do të mund të shtojë në peshë.

/Sonila Duka/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here