Ndikimi i punës që bëni në shtimin e peshës

Ndikimi i punës që bëni në shtimin e peshës

Ju mund të mendoni se të qenit kuzhinier e shton rrezikun për shtim në peshë, por mendimi i tillë është i gabuar. Një studim i ri ka zbuluar se të punuarit si mësuese ose inxhinier ju shton rrezikun për shtim të kilogramëve. Po sipas studimit, po të jeni punëtor fabrike apo shkencëtar keni më pak gjasa

Ju mund të mendoni se të qenit kuzhinier e shton rrezikun për shtim në peshë, por mendimi i tillë është i gabuar.

Një studim i ri ka zbuluar se të punuarit si mësuese ose inxhinier ju shton rrezikun për shtim të kilogramëve. Po sipas studimit, po të jeni punëtor fabrike apo shkencëtar keni më pak gjasa për tu shëndoshur.

Sondazhi i kryer nga kompania “CareerBuilder”, anketoi rreth 3.700 punëtor dhe gjeti se 55 për qind e të punësuarve e konsideronin vetën mbipeshë. Në hulumtim gjithashtu u zbulua se 41 për qind e punëtorëve kishin shtuar peshë në punën në të cilën ishin aktualisht.

Por nuk do të thotë se puna ju shëndoshë gjithmonë, 16 për qind e të anketuarve kanë treguar se kanë humbur peshë si pasojë e punës së tyre aktuale. Studimi kishte ardhur në përfundim se shtimi i peshës shkaktohej si pasojë e stresit të shtuar dhe kalimit të kohës me punë të lidhur pas tavoline.

Punët që rrezikojnë me shtim në peshë:

Asistente administrative (69%)

Inxhinier (56%)

Mësues (51%)

Infermiere (51%)

Teknik i IT (51%)

Zyrtar ligjor (48%)

Shkencëtar (39%)

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar